Flash News

KRYESORE

Video/ 617 kg kokainë me logon e KF Elbasanit sekuestrohen në Brazil

Policia e Brazilit sekuestroi 617 kg kokainë e cila, të ndara në pako të vogla të cilat kishin të stampuar logon e klubit të futbollit të Elbasanit.

Agjentët e antidrogës thanë se droga kishte si destinacion Evropën, ndërkohë që vlera e saj në treg shkon mbi 9 milionë dollarë.

Trafikantët e kishin fshehur drogën poshtë dyshemesë së një kampioni, ndërkohë që fakti që pakot mbanin logon e KF Elbasanit të bën të mendosh se pikëmbërritja e saj do të ishte Shqipëria. katër persona u vunë në pranga gjatë këtij operacioni.

Gjithashtu u sekuestruan kamioni që transportonte lëndën narkotike, si edhe dy vetura, që kishin për detyrë shoqërimin e mallit. Lënda narkotike u kap më 2 shtator.

Të fundit