Flash News

KRYESORE

Video/ 7 Pit bull pa asnjë maskë dhe në gjendje të lirë, banorët e lagjes në Tiranë në panik nga tufa e qenve

Video/ 7 Pit bull pa asnjë maskë dhe në gjendje të

Banorët në lagjen që shtrihen midis bllokut ‘Vasil Shanto’ dhe Komunës së Parisit në Tiranë u duhet të ruhen çdo ditë nga një tufë qensh të llojit Pit Bull. Një person i papërgjegjshëm i mban qentë pa asnjë masë sigurie, pa maskë dhe pa litarë, duke lëvizur lirshëm në rrugë.

Banorët shprehen të frikësuar dhe kryesisht për fëmijët e tyre, jo vetëm pse Pit Bull konsiderohet qen agresiv, por edhe sepse personi që i mban nuk ka kushtet për të garantuar siguri. Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për të normalizuar situatën, por jo nëpërmjet vrasjes së kafshëve.

Fatmirësisht deri më tani asnjë incident nuk është shënuar, por rreziku mbetet potencial.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/video-1554885582.mp4"][/video]

Të fundit