Flash News

KRYESORE

Video/ A do japë dorëheqjen Lindita Nikolla? Reagon ministrja pas daljes në bulevard

Video/ A do japë dorëheqjen Lindita Nikolla? Reagon ministrja pas

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli sot më shesh, por u kthye sërish në zyrë pa komunikuar me studentët.

Në një lidhje direkte për Ora News ministrja u shpre se dalja e saj nuk ka qenë provokim, siç u konsiderua nga studentët por “ka qenë vullnet dhe dëshirë dhe nënës Lindita Nikolla”.

Pas kërkesave dhe parullave “Lindita Nikolla” dil në bulevard u nisa të komunikoj, qoftë dhe për të qëndruar me të. Studentët refuzojnë të komunikojnë”, u shpreh Nikolla.

Më tej ajo shtoi se studentët kanë gjithmonë të drejtë, por duhet të diskutojnë.  “Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar nga sot në ditën tjetër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund  Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur më tej nëse ka menduar të japë dorëheqjen, ministrja u shpreh: “Është gjëja më e kollajtë që ndodh me Lindita Nikollën dhe këdo, por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës,por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim”.

Të fundit