Flash News

KRYESORE

Video/ A ka nisur grushti i shtetit në Venezuelë? SHBA dhe Brazili i japin mbështetje të menjëhershme

Video/ A ka nisur grushti i shtetit në Venezuelë? SHBA dhe Brazili i
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido i bëri sot thirrje qytetarëve dhe ushtrisë që të marrin pjesë në aksionin për të larguar nga pushteti Nicolas Maduro, president i vendit. Disa media ndërkombëtare raportojnë se grushti i shtetit ndaj Maduros ka nisur, por janë zyrtarët në Karakas që mohojnë një lëvizje të tillë. Zyrtarët e ushtrisë thonë se vetëm një grup i vogël ka vendosur t’i bashkohet thirrjes së Guaido, ndërkohë që autoritetet po bëjnë gjithçka për të shmangur dhunën. Ndërkohë, thirrja e Juan Guaidos ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të SHBA-së dhe Brazilit, që deklarojnë se shpresojnë se ushtria do i bashkohet përpjekjeve të presidentit të vetëshpallur. Kuba ka kritikuar ashpër lëvizjen e Guaidos, Meksika ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbledhur këshilltarët për situatën në Venezuelë. Mediat raportojnë se grupi ushtarak i Juan Guaidos ka arritur të vendosë nën kontrollin e tij bazën ajrore të ‘La Carlota’ në afërsi të kryeqytetit, e cila do të përdoret për për të sulmuar Nicolas Maduron. Qytetarë të shumta raportohet se po mblidhen në qendër të Karakasit për të kërkuar largimin e Maduros. Por disa video të shpërndara në ‘Twitter’ tregojnë për përdorimin e armëve ndaj turmës, ndonëse kjo nuk mund të konfirmohet ende zyrtarisht. Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, kanë njohur Juan Guaidon si president i Venezuelës, shtet i cili po vuan nga varfëria dhe mungesa e ushqimeve.

Të fundit