Flash News

KRYESORE

Video/ Acarohet situata në Kuvend, politikani i PDK-së gjuan me shishe kryesuesin e VV-së

Video/ Acarohet situata në Kuvend, politikani i PDK-së gjuan me shishe

Situata në Kuvendin Komunal të Prizrenit është acaruar ditën e sotme ku politikani i PDK-së Bardh Avdaj ka gjuajtur me shishe të ujit, kryesuesin e kuvendit komunal, Artan Abrashin.

Ky veprim i Abrashit erdhi me arsyetimin se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për të qenë i tillë, shkruan Insajderi.

Pas kësaj shefi i grupit të Kuvendarëve të PDK-së, Simir Krasniqi reagoi për sjelljen e kolegut të tij, duke i thënë se një mënyrë e tillë e reagimit, nuk është në kulturën e PDK-së, por të Vetëvendosjes.

Të fundit