Flash News

KRYESORE

Video/ Aeroplani bie mbi shtëpi, humb jetën piloti dhe banorët

Video/ Aeroplani bie mbi shtëpi, humb jetën piloti dhe banorët
Një aeroplan është rrëzuar mbi një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme dhe si pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Të vdekur mbetën piloti dhe katër të tjerë që ndodheshin brenda banesës. Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe kanë pësuar djegie. Dëshmitarët kanë thënë se avioni me dy motorë u shpërbë në ajër përpara se të rrëzohej në periferi të Los Angelos dhe të përplasej në një shtëpi 2-katëshe. Mbetjet e aeroplanit të vogël janë shpërndarë nëpër rrugë, ndërsa 72 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët.

Të fundit