Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Video/ Aeroporti i Kukësit, premtim elektoral i Edi Ramës pa asnjë kantier ndërtimi
Kukësi, një ndër qarqet më të varfëra në Shqipëri, që prej vitit 2005 është në pritje të hapjes së aeroportit “Airport Zayed bin Sultan Al Nahyan”, investim i cili supozohet të sjellë zhvillim në këtë zonë.
Në prill të 2018 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim virtual me banorët e Kukësit për taksën e “Rrugës së Kombit”, por gjatë këtij bashkëbisedimi banorët nuk lanë pa përmendur edhe premtimin që u ishte bërë prej tij në fushatën zgjedhore të 2017 për rindërtimin e aeroportit të Kukësit.
Premtimit të mëhershëm, Rama iu përgjigj me një tjetër premtim duke iu dhënë shpresë kuksianëve se brenda 2018-ës ata do të udhëtonin nga ky aeroport. “Aeroporti i Kukësit do të hapet, procedurat kanë filluar…Jam shumë optimist që në vjeshtë aeroporti do të fillojë të jetë operativ. Jam shumë optimist që në festat e fundvitit kuksianët që do të vijnë nga jashtë do të vijnë përmes atij aeroporti”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.
Duket se optimizmi i kryeministrit është kthyer në pesimizmin e kuksianëve, të cilët të pyetur nga “Faktoje” janë shprehur se ai ka qenë një premtim elektoral dhe se deri më sot nuk është marrë asnjë masë për ta bërë këtë aeroport funksional.
Në vjeshtë kur Rama premtoi që aeroporti do të ishte operativ, ai dha një tjetër deklaratë si për të bërë “mea culpa”. Këtë herë nga Kukësi, kryeministri ndryshoi jo vetëm periudhën kohore kur aeroporti do të ndërtohej por edhe procesin e zhvillimit të punimeve.
“Ambicia është që brenda muajit janar, maksimumi në fillim të shkurtit, të fillojë puna në kantierin e aeroportit.”, u shpreh Rama gjatë komunikimit me gazetarët e zonës.
Brenda një viti kalendarik kryeministri ka bërë dy premtime për këtë çështje. Në të parin (prill 2018) ai thotë se në vjeshtë nëpërmjet këtij aeroporti do të kryhen fluturime. Ndërsa në të dytin (tetor 2018) kryesocialisti tha se në janar, maksimumi në shkurt, do të fillonte puna në kantier.
Në javën e parë të muajit shkurt, “Faktoje”, udhëtoi drejt Kukësit për të verifikuar nëse në aeroport ishte hapur ndonjë kantier ndërtimi, ashtu siç premtoi Edi Rama, për të patur një aeroport të ri, një terminal të ri apo një pistë të re. Nga çfarë pamë në terren, nga komunikimet me banorë të zonës apo nga roja i sigurisë në terren, puna nuk kishte filluar. Aeroporti kishte të njëjtën pamje, me të njëjtat objekte të ndërtuara që nga viti 2005, kohë kur janë mbyllur investimet e fundit. Ndërsa përpiqeshim të regjistronim objektin në fjalë, roja private që ruante këtë institucion tentoi të na pengonte në punën tonë pasi sipas tij kishte marrë urdhër nga lart (eprorët). I pyetur nëse kanë filluar punimet, ai e mohoi një gjë të tillë.
Për të mësuar më shumë në lidhje me ecurinë e punimeve në aeroportin e Kukësit, dërguam kërkesë për informacion edhe në adresë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare edhe pse afati kohor parashikuar me ligj ka përfunduar.
Por premtimet e Edi Ramës për aeroportin e Kukësit duket se nuk kanë të mbaruar. Në seancën e parë parlamentare të vitit 2019, kryeministri nga foltorja “kërcënoi” opozitën se në zgjedhjet lokale të 2019-ës Partia Socialiste do të marrë edhe Bashkinë e Kukësit, pasi këtë qytet do ta bëjë me aeroport.
Në fakt kryeministri ka dhënë shumë premtime për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, por e vetmja punë zyrtare deri më sot në këtë aspekt, është shpallja e kompanive koncesionare që do të investojnë në Aeroportin e Kukësit, por se kur do të fillojë realisht puna në terren, nuk ka asnjë informacion.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38