Flash News

KRYESORE

Video/ Agjencia Shtetërore Kineze prezanton spikerin virtual të lajmeve me inteligjencë artificiale

Video/ Agjencia Shtetërore Kineze prezanton spikerin virtual të

Agjencia Shtetërore Kineze “Xinhua” ka prezantuar spikerin virtual të lajmeve që mund të lexojë lajmet falë inteligjencës artificial.

Raportimin e tij të parë prezantuesi anglishtfolës e fillon me fjalë: “Përshëndetje, po ndiqni edicionin e lajmeve në gjuhën angleze.” Zhvillimi i sistemit mendohet të jetë realizuar nga motori i kërkimit Kinez Sogou. Madje është zhvilluar edhe një version në gjuhë Kineze por me fytyrë tjetër.

Xinhua thotë se ata mund të punojnë 24 orë në ditë duke reduktuar kostot e prodhimit të lajmit.

Zërat, lëvizjet e buzëve dhe shprehitë e fytyrës koordinohen nga një sistem i inteligjencës artificiale dhe janë bazuar në spikerët realë të agjencisë.

Të fundit