Flash News


KRYESORE

Video/ Agron Shehaj dhuron rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime: Do ta bëj me kënaqësi

Video/ Agron Shehaj dhuron rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime: Do

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj njihet për gjestet e bamirësisë dhe nismat humane ndaj fëmijëve në nevojë.

Një gjest të tillë e deklaroi edhe në emisionin “Opinion” në tv Klan, kur mësoi mbi rastin e 6 motrave jetime në Kukës.

Duke parë gjendjen e mjerueshme dhe mungesën e kujdestarisë prindërore, deputeti Shehaj deklaroi se rrogën e tij si deputet tani e tutje do ta dhurojë për 6 vajzat jetime.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, u shpreh Shehaj, ndërsa shtoi se paga e tij është shumë pak në krahasim me mbështetjen që duhet dhënë këtyre fëmijëve.

Të fundit