Flash News

KRYESORE

Video/ Aksident në Fier, shoferi: Rashë në kanal se u tremba nga sirenat e policisë

Video/ Aksident në Fier, shoferi: Rashë në kanal se u tremba nga

Mesditën e sotme, një aksident ndodhi në Levan ku për pasojë humbi jetën një grua shtatzënë si dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Pak pas këtij aksidenti, u raportua për një tjetër aksident, po në të njëjtën zonë, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal por fatmirësisht pa persona të plagosur.

Drejtuesi i automjetit, i cili përfundoi në kanal, ka treguar se shkak për daljen e tij nga rruga ka qenë një makinë policie. Ai thotë se është traumatizuar nga sirenat e makinës së policisë që po vinte drejt tij dhe për pasojë u detyrua të dilte nga rruga.

“Andej nga krahu tjetër ishte e bllokuar. Ai erdhi me sirena të ndezura dhe më erdhi tek këmbët. Unë e lëshova makinën… Ai iku më pas. Ishte me një makinë të madhe si ato të policisë, por nuk e përshkruaj dot. Ishte furgon i madh me sirena te ndezura. Me sirena është edhe makinë e ambulancës, por ajo ishte ngjyrë e policisë. U tremba se më erdhi tek këmbët. Ishte një makinë e zeze, blu e zezë”- tregon shoferi i indinjuar.

Të fundit