Flash News

KRYESORE

Video/ Aksidenti i frikshëm në Formula 2, lajm i trishtë për pilotin 22 vjeçar

Në një aksident të frikshëm në garën e Formula 2 në Spa Francorchamps humbi jetën piloti 22 vjeçar Anthoine Hubert.

Francezi i cili debutonte në këtë kategori u përfshi në aksident në xhiron e dytë (nga 25), në Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi la pas vendin e quajtur “Eau Rouge”. Tri makina njëvendëshe u përfshinë në aksident, Marino Sato-s, Anthoine Hubert-it dhe Juan Manuel Correa-s.

Sipas “Gazzetta.it”, Hubert goditi mbrojtëset anësore e më pas u rrokullis në pistë, ndërkohë që një tjetër makinë që po vinte me shpejtësi, e goditi mjetin në mes.

Mendohet se makina që e goditi mjetin e dëmtuar të francezit, po ecte me shpejtësi 250km/o.

Edhe pse ai u dërgua në spital nga punonjësit belgë të ndihmës së shpejtë, nuk ia doli të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.

Të fundit