Flash News

KRYESORE

Video/ Aktori del para kryeministrisë, i jep një këshillë Edi Ramës: Thirri mendjes o rrotë

Video/ Aktori del para kryeministrisë, i jep një këshillë

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, i njohur edhe si një nga kritikët më aktiv sa i takon debatit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar i ka dhënë një këshillë “dashamirëse” siç e cilëson ai, kryeministrit Edi Rama.

Në një fjalim para godinës së kryeministrisë, aktori i tërheq vëmendjen se nuk ka mbajtur premtimet dhe se po punon vetëm për pushtetin e tij.

“Do mblidhemi një ditë të gjithë këtu para godinës së kryeministrisë dhe do përfundosh si Rikardi i tretë, një kalë, një kalë jap kryeministrinë për një kalë. Prandaj, mblidh mendjen dhe fillo të punosh për popullin dhe jo për xhepin tënd, e të bësh shtet siç premtove se deri tani as ti vetë nuk e di se ç’po bën. Përndryshe, shqiptarët po i sheh përditë përballë teje, e di ti që shqiptari duron, duron por kur shpërthen, shpërthen shumë keq. Po të jap një këshillë shumë dashamire, thirri mendjes o rrotë. Ki kujdes, je kryeministri e jo agai i këtij vendi se s’të le askush që të bësh çfarë të duash me këtë vend se skano vdekur shqiptarët. Prandaj thirrje mendjes o rrotë”, shprehet aktori.

Të fundit