Flash News

KRYESORE

Video/ Aktori: Pse sulmohemi më shumë nga politikanët

Video/ Aktori: Pse sulmohemi më shumë nga politikanët

Aktori i njohur Ervin Bejleri deklaron se politika shqiptare sot mban jo vetëm një qëndrim indiferent ndaj artit, por edhe e sulmon.

Në një intervistë për emisionin ‘Tempora’, Bejleri thotë se një nga arsyet që politikanët i sulmojnë aktorët është konkurrenca dhe frika nga ndikimi i artit.

“Konkurrenca është një nga arsyet qe ne sulmohemi më shumë nga politikanët. Sepse duan të jena ata showmen-ët, aktorët.

Absolutisht, që politikën në Shqipëri e tremb shumë ndikimi i artit dhe prandaj nuk e le të ngrejë kokë. Është e qëllimshme dhe dashakeqe. Është tjetër gjë ta neglizhosh artin, por sot po na merret edhe teatri, po na priten financat, nuk ka një status aktori. Ky është sulm, arrogancë, e dhimbshme. Më përpara thjeshtë kishte neglizhencë për artin, tani ka edhe luftë.

Të fundit