Flash News

KRYESORE

Video/ Akullore jashtë kushteve higjienike në Tiranë, pranga 35-vjeçarit; çfarë sekuestroi policia

Video/ Akullore jashtë kushteve higjienike në Tiranë, pranga

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar, pasi prodhonte dhe tregtonte akullore në Tiranë pa patuar licencë.

Gjatë kontrollit, u konstatua se akullorja prodhohej jashtë kushteve higjienike.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- L. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjienike-sanitare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- Lëndë e parë për prodhimin e akullores

- Dy makineri për prodhimin e akullores

- Ngjyrues boje

- Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sqaron policia.

Të fundit