Flash News

KRYESORE

Video/ Aldo Bumçi tregon afatin: Kur do largohet Edi Rama nga posti i kryeministrit

Video/ Aldo Bumçi tregon afatin: Kur do largohet Edi Rama nga posti i

Ish-deputeti  i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi parashikon se fundi i pranverës do ta gjejë vendin pa Edi Ramën kryeministër. I ftuar në ‘Opinion’, ai shtoi se Rama nuk mund të mbajë më peng vendin.

“Nuk jam fallxhor, por unë mendoj që maksimumi fundi i pranverës e gjen këtë vend pa Edi Ramën. Pranvera do vij ndryshe, për shqiptarët. Pranvera vjen pa Edi Ramën, ky njeri nuk do qëndroj më, ky njeri nuk do realizojë zgjedhje”, deklaroi Bumçi.

Qëndrimi i Bumçit u kundërshtua nga deputeti socialist, Blendi Klosi që theksoi se qeveria do vazhdojë të qeverisë vendin, ashtu siç ka vepruar këto gjashtë vite.

 Faleminderit që na dhatë kaq kohë, se na thatë që në 16 shkurt do iknim. Do përpiqemi të punojmë siç kemi punuar e do qeverisim siç kemi qeverisur. Ajo që kemi kuptuar është se nuk fitoni dot kurrë, është një dorëzim pa kushte i PS-së”, kundërshtoi Klosi.

https://www.youtube.com/watch?v=qsRCQRk5K3I

Të fundit