Flash News

KRYESORE

Video/ Aleksis Tsipras nuk e njeh Ditmir Bushatin, Nikos Kotzias shumë komod në takim

Është publikuar video e takimit të delgacioneve shqiptare dhe greke në Davos të Zvicrës, që udhëhiqen nga kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.

Ka qenë delegacioni shqiptar që ka pritur në sallë homologët grekë dhe shtrëngimi i parë i duarve ka qenë midis Ramës dhe Tsipras.

Më pas, kryeministri grek i ka prezantuar Ramës ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilët janë takuar edhe më parë në Tiranë. Ndërkohë, nga reagimi i Tsipras kuptohet se ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ishte shumë i njohur për të, kjo edhe për arsye se takimet kanë qenë shumë të pakta përgjatë pesë viteve.

Sa i përket ministrit Kotzias, ai shfaqet shumë komod në takim, ndoshta edhe për shkak të rolit të madh që ka luajtur në negociatat midis Tiranës dhe Athinës. 

Të fundit