Flash News

KRYESORE

Video/ Ambasadori i Austrisë frymëzohet nga koncerti, i kërkon balerinës së njohur vallëzim në mes të Tiranës

Video/ Ambasadori i Austrisë frymëzohet nga koncerti, i kërkon

Duket se ambasadori i Austrisë, i akredituar në Tiranë Johann Sattler është impresionuar së tepërmi nga një koncert i mbajtur në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Pasi ka përfunduar koncerti nuk ka rezistuar dhe i ka kërkuar balerinës së njohur të skenës dhe operës dhe baletit, Enada Vaso të kërcejnë së bashku.

Duket se Enada ka pranuar me kënaqësi dhe videon e vallëzimit të tyre në shesh e ka shpërndarë në profilin e saj në facebook.

“Le të vallëzojmë për jetën. Duke vallëzuar me ambasadorin e Austrisë. Viennese Ball së shpejti në Tiranë… Pasi mbaroi aktiviteti ne sheshin ‘Skënderbej’, Ambasadori Austriak shprehu dëshirën të vallëzonim së bashku”, shkruan balerina.

Të fundit