Flash News

KRYESORE

Video/ Angela Martini takohet me kuzhinierin e famshëm: Mbrëmje mahnitëse me të mrekullueshmin Nusret

Video/ Angela Martini takohet me kuzhinierin e famshëm: Mbrëmje
Supermodelja e njohur , Angela Martini është duke kaluar pushimet në Turqi dhe ka përfituar nga rasti për të vizituar njërin nga restorantet e kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokçe. Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, kanë qëndruar në restorantin e ‘Salt Bae’ në Stamboll, ku janë shëbyer nga vetë Gokçe. “Një mbrëmje mahnitëse me të mrekullueshmin Nusret”, ka shkruar bukuroshja shqiptare në përshkrimin e videos në Instagram. Kuzhinieri i popullarizuar është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është mjaft i pëlqyer në rrjetet sociale. Të famshmit rregullisht postojnë imazhe në rrjetet sociale në rastet kur i vizitojnë restorantet e Gokces dhe shijojnë mishin nga dora e tij.

Amazing night with incredible @nusr_et and @porto_cervo34 #saltbae

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on

Të fundit