Flash News

KRYESORE

Video/ Anglezët tentuan të shënojnë kur kroatët ishin duke festuar golin e Mandzukiç

Video/ Anglezët tentuan të shënojnë kur kroatët ishin
Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë ka fituar ndaj Anglisë me rezultatin 2-1 duke arritur për herë të parë në historinë e saj në finalen e Kupës së Botës. Kroatët gjetën golin e fitores në minutën e 109-të të takimit, kur sulmuesi Mario Mandzukiç shënoi në portën e Jordan Pickford. Megjithatë, kur kombëtarja e Kroacisë shënoi gol të gjithë lojtarët festuan me Mario Mandzukiçin, përveç portierit Danijel Subasiçit, i cili qëndroi në portë për të mbrojtur katërkëndëshin, nga ndonjë sulm i anglezëve, Dhe ky veprim i Subasiç rezultoi i saktë, pasi anglezët filluan menjëhere lojën duke mos pritur kroatët që të rikthehen në fushën e blerë. Sipas rregullave të FIFA-s, kur një lojtar i ekipit që ka shënuar gol ndodhet në fushë, atëherë loja nuk guxon të rifillojë. Kjo gjë ndodhi edhe dje, kur Cakir ndaloi lojën kur anglezët tentuan të shënojnë golin e brarazimit. Ky rast nuk u publikua nga regjia televizove, por u bë publik nga gazetari kroat, Vlasta Jeseniçnik në ‘Twitter’. Franca dhe Kroacia do të luajnë në finale të dielën, kurse Belgjika dhe Anglia do të takohen të shtunën për të luajtur për vendin e tretë. Anglezet kerkojne te shenojne on Vidnews.  

Të fundit