Flash News

KRYESORE

Video/ Anxhela Peristeri: Kam punuar 6 muaj me Eleni Foureiran, po të ndiqja strategjinë e saj do isha më e suksesshme

Video/ Anxhela Peristeri: Kam punuar 6 muaj me Eleni Foureiran, po të

Këngëtarja Anxhela Peristeti, e cila njohët për vokalin e saj potent, e ftuar në Top Show ka treguar se më herët ka punuar për 6 muaj me Eleni Foureiran në Greqi.

“Kam punuar me Elenin, për 6 muaj. Nuk është se e kam patur shoqe. Profesionalisht mendoj se Genti ishte më i miri”, është shprehur Anxhela.

E pyetur nga moderatori, “Po të mos ndiqje strategjinë e Elenit, mos e pranoje origjinën tënde,do ishe më e suksesshme?”, Anxhela u përgjigj që po.

“Unë nuk e mohova ndonjëherë origjinën time, por mund të kisha më shumë benefite nëse nuk e pranoja”, tha Anxhela, e cila më tej tregoi dhe sherrin që i kishte ndodhur me dy greke.

“Kam rrahur dy greke. Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija, pasi paragjykohesha se isha shqiptare. Isha vetëm 20 vjeç.”, tha më tej ajo.

Të fundit