Flash News

KRYESORE

Video/ Arrestohen 3 të rinj nga Tirana, shpërndanin kokainë me motor picerie

Video/ Arrestohen 3 të rinj nga Tirana, shpërndanin kokainë me

Arrestohen në flagrancë tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit :

- G.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë

- R. D, 25 vjeç, banues në Tiranë

- A. A, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorin e picerisë ku punonin.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është organizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R. D është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G.Ç dhe A.A).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

- Automjet tip “Audi”

- Motori i Picerisë

- Tre aparate celular

- Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Të fundit