Flash News

KRYESORE

Video/ Artan Hoxha mbrëmë në ‘Opinion’: Viktima nuk është Admir Murataj

Video/ Artan Hoxha mbrëmë në ‘Opinion’: Viktima nuk

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh te martën në ‘Opinion’ se grabitësi i ekzekutuar në Rinas dyshohet të jetë Admir Murataj. Deklarata e tij u kundërshtua me bindje nga Artan Hoxha, që deklaroi se e njeh Muratajn dhe se viktima nuk është ai.

“Ai i arratisuri nga burgu i Trikallas është Admir Murataj. Nuk besoj se është ai. Admirin e njoh, do ishte identifikuar deri tani”, pohoi Hoxha.

Qëndrimi i gazetarit nuk rezultoi i saktë, pasi të enjten u konfirmua nga familjarët se i ekzekutuari ishte pikërisht Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi 23 mars të vitit 2013 dhe me precedent të theksuar kriminal të në dy vendet.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-10-at-21.05.17.mp4"][/video]

 

Të fundit