Flash News

KRYESORE

Video/ Aurela Gaçe feston ditëlindjen, bashkëshorti e surprizon me Aleksandër Gjokën: E kam pikë të dobët

Video/ Aurela Gaçe feston ditëlindjen, bashkëshorti e surprizon

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka festuar 44-vjetorin e lindjes.

Mes surprizave dhe festës së organizuar në fshehtësi nga bashkëshorti i saj, Skerdi ajo ka festuar dje ditëlindjen mes miqve dhe familjarëve.

Madje, një prej momenteve pikante që ka surprizuar këngëtaren ka qenë prezenca e Aleksandër Gjokës, një prej miqve të saj më të ngushtë.

Statusi i Aurelës:  

Nuk kisha asnje plan per te festuar. Mendova te mbidheshim ne shtepi ne familja edhe kaq.

Por Skerdi kishte plane te tjera... ne oren 2 mbasdite ka filluar te organizoje gjithcka, edhe sa mire qe i kemi miq qe marrin persiper ne momentin e fundit edhe zbukurimin e tavolines, sic dine ata . . Telefonoi miqesine time te vjeter me te cilet kam shume vite qe ndaj shume ngjarje, bashkepunetoret e e grupin , familja po e po, e ne fshehtesi me surprizuan keshtu.

Skerdi i ja del gjithmone te me gezoje zemrën. Ai e njeh shpirtin tim , di me detaje cfare me ben te gezohem, e di qe i dua njerezit . Ai e di dobesine time per zerin e Aleksander Gjokes dhe ashtu papritur e solli surprize . Ngaqe me njeh mire, mblodhi rreth meje njerez qe gezonin per mua . Edhe i ja doli, sepse une vetem keshtu dua te festoj, mes dashurise.

Disa nga miqte e vjeter nuk arriten dot sepse gjithcka u organizua per pak ore...disa edhe nuk ka arritur ti lajmeroje per arsye hutimi ....por ditelindje te tjera na presin. Njerezit prane,kane me shume vlere se cdo dhurate tjeter.

Të fundit