Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Autoriteti i Konkurencës konkurs fiktiv për të punësuar gruan e ish-deputetit socialist Koçi, tani kryetar i AMF

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar në Facebook abuzimin në administratë, me punësimet politike dhe familjare. Shehaj tregon se si ish-deputeti socialist Ervin Koçi, aktualisht kryetar i AMF-së dhe bashkëshortja e tij punonin në të njëjtin institucion.

“Në AMF punon bashkëshortja e ish deputetit. Rilindja nuk pranon dy bashkëshortë në të njëjtin institucion. Duhet gjetur një vend pune për bashkëshorten. Fare "rastësisht" hapet një vend pune tek Autoriteti i Konkurrencës, 50 metra larg AMF. Por, Rilindja kërkon procedura! Atëherë bëhet një konkurs fiktiv ku konkurron bashkëshortja dhe dy vartëse të AMF-së.

Sipas standardeve të Rilindjes dhe procedurave, vendin e punës e fiton bashkëshortja e ish deputetit”, shkruan deputeti demokrat, teksa shton se  konkurset e Ramës janë fiktive.

Reagimi i Agron Shehajt:

Shikoni sesi PS-ja mbron  punësimin politik dhe familjar në administratë!

Në prill, ish deputeti i PS-së dorëzon mandatin për t'u bërë kryetari i AMF-së. (Autoritet i pavarur🤥).

https://goo.gl/njh4ss

Në AMF punon bashkëshortja e ish deputetit. Rilindja nuk pranon dy bashkëshortë në të njëjtin institucion. Duhet gjetur një vend pune për bashkëshorten.

Fare "rastësisht" hapet një vend pune tek Autoriteti i Konkurrencës, 50 metra larg AMF. Por, Rilindja kërkon procedura! Atëherë bëhet një konkurs fiktiv ku konkurron bashkëshortja dhe dy vartëse të AMF-së.

Sipas standardeve të Rilindjes dhe procedurave, vendin e punës e fiton bashkëshortja e ish deputetit. https://goo.gl/NA8yk8 

Fare rastësisht dy konkurrentët, vartës të ish deputetit dhe gjithashtu kryetar i AFM, ngrihen në detyrë.

Në perëndim do pushoheshin të gjithë ata që organizuan farsën! 

Ndërsa në Shqipëri mbrohen nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë duke thënë që edhe PD-ja e bënte këtë gjë kur ishte në pushtet.

Kjo qeveri, për sa kohë shikon prapa për të justifikuar abuzimet dhe vjedhjet 💰, nuk ka për të ecur kurrë përpara.

Kryetarja e AK-së shitet për një vend pune, jo më të garantojë konkurrencën në treg.

Të gjithë e dimë që punësimet në shtet bëhen me mik, por janë të papranueshme gënjeshtrat e Ramës që shpall konkurse për punësim fiktiv!

#nukjeminjesoj

#nukbehetshqiperiamebandit

 

Të fundit