Flash News

KRYESORE

Video/ Avicii para se të vdiste: Po më më bënin shume presion edhe pse e kuptonin që nuk mundesha

Në një video të shkëputur nga dokumentari i funditi Avicii shohim Dj e famshëm që ndërroi jetë në moshë shumë të re, në një gjendje aspak të mirë.

6 muaj para se të ndërronte jetë u publikua dokumentari me titull “Avicii True Stories” , që tregon suedezn teksa informon menaxherët dhe bashkëpunëtoret e biznesit që do të heqë dorë nga turnetë.

Avicii u gjet i vdekur të premten në Oman, Muscat. Ai ishte vetëm 28-vjeç dhe vdekja e tij ka lënduar shumë njerëz e fansa anë e mbanë botës. Në videon e publikuar, ndërsa qëndron i ulur në makinë, ai mundohet që t’i mbajë sytë hapur, ndërsa përfaqësuesi i tij i thotë nëse mund të përqendrohet në një intervistë 30-minutëshe me telefon për një radio. DJ-i bën një pauzë të madhe në klip me sytë mbyllur, para se të përgjigjej: “Po, patjetër”.

Në këtë dokumentar, suedezi thotë se nëse nuk ndalon së performuari ai do të vdesë.

“Kur vendosa të ndaloja, prisja diçka krejt tjetër. Kam pritur mbështetje, duke marrë parasysh gjithçka që kam kaluar. Kam qenë shumë i hapur me të gjithë me të cilët punoja dhe të gjithë ata që më njohin. Të gjithë e dinë se unë kam pasur ankth dhe se jam përpjekur. Nuk prisja që njerëzit të më bënin presion për të bërë më shumë koncerte. Ata kanë parë sa sëmurë që ndihesha duke e bërë këtë”, ka thënë Avicii në dokumentar.

Të fundit