Flash News

KRYESORE

Video/ Avioni me 143 pasagjerë del nga pista, bie në lumë

Video/ Avioni me 143 pasagjerë del nga pista, bie në lumë

Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, avioni  Boeing me 143 pasagjerë doli nga pista dhe përfundoi në lumin St. Johns, në Jacksonville, Florida.

Në kohën e zbritjes së avionit Boeing 737 të premten në mbrëmje kishte reshje të mëdha në Jacksonville, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia deklaron se të gjithë kanë mbijetuar. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Nga aeroporti i bazës amerikane fluturojnë shumë pak avionë. Shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre.

Të fundit