Flash News

E-TJERA

Video/ Balotelli në telashe për një bast të çmendur, zv/kryeministri italian bën thirrje: Të arrestohet

Video/ Balotelli në telashe për një bast të çmendur,

Mario Balotelli është në telashe për shkak të një basti të çmendur me një shokun e tij. Sulmuesi i Marseille-s i tha mikut të tij që nëse hidhej me motorin në det, do të fitonte 2 mijë euro në këmbim.

Ky i fundit e bëri, ndërkohë që veprimi i tij u filmua e më pas u publikua në rrjetet sociale.

Veprimi nuk u prit mirë nga zëvendës/kryeministri italian, Mateo Salvini i cili tha se Baloteli duhet arrestuar: “Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur “.- tha Salvini.

Ndërkohë që edhe policia bashkiake e Napolit po e shqyrton këtë lojë. Nga ana e autoriteteve lokale kjo shikohet si nxitje të kryerjes së krimeve.

Të fundit