Flash News

KRYESORE

Video/ “Banane me kokainë”, kapet tjetër sasi rekord edhe në Spanjë, ky ishte destinacioni i drogës nga Kolumbia

Video/ “Banane me kokainë”, kapet tjetër sasi rekord edhe

Është kapur në Spanjë një tjetër sasi rekord kokaine në një kontenier me banane.

Autoritetet spanjolle kanë sqaruar se bëhet fjalë për një sasi rekord prej 9 tonësh kokainë, e kamufluar në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia dhe kishte si destinacion portin Algecira.

Me 101 milion ton dërgesa të trajtuara në vitin 2017, Algeciras është porti më i frekuentuar i transportit të Spanjës dhe është konsideruar si porta kryesore e kokainës në Evropë. Në janar, autoritetet kapën atje edhe 6 ton kokainë.

Ministri i Brendshëm Juan Ignacio Zoido thotë se 6 persona janë arrestuar, katër prej tyre në Spanjë dhe dy në qytetin francez të Lyonit.

Vlera në treg e kokainës mendohet  të jetë rreth 470 milionë euro,  ndërsa ngarkesa i përkiste një organizate, pjesë e klanit të Gjirit, që ka kontakte të shumta në portin e Spanjës.

Kujtojmë se edhe në shkurt të këtij viti, një sasi rekord prej 613 kg kokainë u kap në një kontenier me banane në portin e Durrësit, drogë që vinte nga Kolumbia.

Deri tani, pronari i kompanisë që tregtonte banane nga Kolumbia, Arbër Çekaj vazhdon të jetë në arrati./Politiko.al/

Të fundit