Flash News

KRYESORE

Video/ Banorët e ‘Unazës së Re’ mbërrijnë në Surrel, mobilizohen forca të shumta policie

Video/ Banorët e ‘Unazës së Re’ mbërrijnë

Rreth 30 banorë të ‘Unazës së Astirit’ me pishtarë në duar kanë mbërritur pranë fshatit Surrel, aty ku banon kryeministri Rama.

Marshimi i tyre është ndaluar nga policia dhe forca të gardës, të cilët nuk i kanë lejuar t’i afrohen banesës së Ramës.

“Nuk është ky vendi për të protestuar, kjo është pronë private. Keni mjaft sheshe për të protestuar”, tha ndër të tjera nje punonjës i Gardës.

Banorët protestojnë prej ditesh, pasi janë të pakënaqur me vlerën e kompensimit të të ofruar nga qeveria per projektin e zgjerimit te 'Unazes se Re', i cili sipas tyre është larg vlerës së tregut.

Të fundit