Flash News

KRYESORE

Video, Bardhi: Rama lëviz me fuoristradë të blinduar, çfarë fshihet pas TR 0370 T, ndërtuar për të përballuar plumbat?

Video, Bardhi: Rama lëviz me fuoristradë të blinduar,

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka postuar në Facebook një video ku shfaqet kryeministri Rama duke hipur një një mjet fuoristradë të blinduar.

Bardhi thotë se kjo makinë tip “Lincoln” me të cilin është larguar dje nga PS i përket vëllait të tij Olsi Ramës dhe si i tillë është i paprekshëm nga policia.

Më tej ai e krahason kët mjet me “Audin” e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Duke ironizuar aksionin e OFL, Bardhi ngre pyetjen: Po Ramën pse nuk e ndalon?

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”, shkruan Bardhi.

Të fundit