Flash News

KRYESORE

Video/ Bardhi: Talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja

Video/ Bardhi: Talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video për të denoncuar atë që e quan grabitje të tokës publike për të pastruar paratë.

Bëhet fjalë për truallin e Teatrit Kombëtar, sipërfaqen aktuale dhe sipërfaqen që do të zërë teatri i ri sipas projektit të prezantuar nga maxhoranca.

Bardhi thotë se Rama, Veliaj, Balla nuk duan një teatër të ri, por duan kulla të reja që të pastrojnë paratë e vjedhura nga shqiptarët.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi.

Të fundit