Flash News

KRYESORE

Video/ Basha ftesë shqiptarëve: Më 30 qershor 85% refuzuan Ramën, të hënën kundër diktaturës

Video/ Basha ftesë shqiptarëve: Më 30 qershor 85% refuzuan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bashkohen në protestën e 8 korrikut kundër diktaturës së vendosur nga Edi Rama, për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin.

Me një postim në profilin tij në Facebook, ai ka sqaruar se përse të hënën në mbrëmje të gjithë shqiptarët duhet që të jenë në shesh.

“Më 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkroi Basha.

Kreu i PD postoi edhe një video ku radhit të gjitha “vrasjet” e kryeministrit Rama.

Të fundit