Flash News

KRYESORE

Video/ Basha i ashpër në Kuvend: Hajdutë, qepeni gojën! Mos zgërdhini!

Video/ Basha i ashpër në Kuvend: Hajdutë, qepeni gojën! Mos

Kryedemokrati Lulzim Basha, u është drejtuar me tone të ashpra kolegëve të tij të mazhorancës, duke i quajtur hajdutë që duan të pastrojnë paratë e krimit me Teatrin Kombëtar. Basha u kërkoi socialistëve që t’u japin përgjigje pyetjeve të opozitës, si dhe të mos i vënë flakën Kuvendit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Që tu bësh pyetje këtyre hajdutëve që kemi mbrapa, me kryehajdutin që nuk ka ardhur akoma është e kotë. LSI insiston akoma, ka bërë pyetje. Keni sjellë një projektligj me urgjencë për të vjedhur teatrin, për të pastruar 200 milionë euro. Po përdorni procedurën me urgjencë. Emergjencën tuaj për të vjedhur e ka kuptuar gjithkush, por të paktën mos zgërdhini.  Hadutë qepeni gojën, mos u zgërdhini, ruani vendin! Por që mos i përgjigjesh as pyetjes së opozitës ç’kuptim ka të vazhdojmë këtu. Çfarë kujtoni se jeni ju mo, mendoni se lekët e drogës që ju kanë dhënë do ju mbrojnë deri në fund. Në krevat me krimin, tenderat me krimin, tani doni ta shndërroni këtë parlament në teatër të krimit. Prandaj nëse s’keni këllce, le të vijë ai ideatori .

Kush jeni ju që e trajtoni opozitën si dekor. Minimalisht përgjigjuni pyetjeve. Dilni këtu. Mos vazhdoni me procedurë fasadë se s’do i lini rrugë njerëzve; mos zgërdhini, hajdutër!

Të fundit