Flash News

KRYESORE

Video/ Basha i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: Do e zbulojmë nesër!

Video/ Basha i përgjigjet “flakë për flakë”

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook, tentoi t’u prishë mendjen qytetarëve të mos i bashkohen protestës së nesërme.

Sipas Ramës, Basha e do protestën për një foto në sy të botës dhe se audio-përgjimi "është sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”.

Mirëpo kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit vetëm me një fjali dhe një video të shkurtër.

“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa...zbulohet nesër në orën 11:00 përballë kryeministrisë”.

Ndërsa në foto janë shfaqur fytyrat e Ramës dhe dy vëllezërve Fatmir dhe Agron Xhafaj.

Të fundit