Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Basha i shkoi në shtëpi, Rama propagandë me gruan e përjashtuar nga ndihma ekonomike

VIDEO/ Basha i shkoi në shtëpi, Rama propagandë me gruan e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar disa prej familjeve, të cilat janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Donika Sheta ishte njëra prej tyre.

“Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra”, u shpreh zonja Sheta gjatë vizitës së kryedemokratit në shtëpinë e saj.

Por, si për t’iu përgjigjur Bashës, kryeministri Edi Rama ka marrë zonjën dhe i ka siguruar punë si pastruese. Ndyshe nga takimi me Bashën, zonja Sheta, e veshur mirë, me flokë të prerë e të lyer paraqitet te zyra e punës. 

“MIRËMËNGJES 

dhe me një tjetër nga shumë shembujt e ndryshimit, mes atyre që njerëzit në Ndihmë Ekonomike u interesojnë veç për pasqyrën e propagandës politike dhe nesh, që përpiqemi çdo ditë t’i punësojmë sipas mundësive e aftësive, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.  

Të fundit