Flash News

KRYESORE

Video/ Basha ia numëron Ramës rastet 'flagrante': Fute në politikë dhjetëra kriminelë me rekorde kriminale

Video/ Basha ia numëron Ramës rastet 'flagrante': Fute

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, fitues i Bashkisë Shkodër më 30 qershor.

Sipas Bashës, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, por kryeministri Rama sipas tij futi në politikë dhjetëra kriminelë me rekorde kriminale.

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, shprehet Basha.

Të fundit