Flash News

KRYESORE

Video/ Basha jep lajmin për shtyrjen e zgjedhjeve, reagimi i protestuesve

Video/ Basha jep lajmin për shtyrjen e zgjedhjeve, reagimi i protestuesve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë protestuesve lajmin për shtyrjen e zgjedhjeve vendore nga presidenti Meta, lajm që është pritur me ovacione e thirrje të shumta nga protestuesit.

“Gjashtë netë më parë u zotova para jush se nuk do kisha më fjalë dhe arsye për fjalë ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme, në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke ju falënderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.

Ju jeni fuqia, ju jeni forca dhe në këto momente që po flas ashtu siç e keni dëgjuar falë vendosmërisë suaj, falë bashkimit mahnitës të paparë të zemrave e mendjeve, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit. Datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral për të kapur përmes një procsi monist, antikushtetues, antiligjor dhe kriminal pushtetin vendor. Vëllezër e motra, kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat europiane të demokracisë, të dinjitetit njerëzor, ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit”, deklaroi Basha.

[video width="1192" height="668" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-08-at-20.26.45.mp4"][/video]

Të fundit