Flash News

KRYESORE

Video/ Basha kafe me ekspertët dhe përfaqësues të medias, deputetja e PS-së shfaqet në lokal

Video/ Basha kafe me ekspertët dhe përfaqësues të medias,

Pas përfundimit të takimit ku u bë prezantimi i asaj që demokratët e cilësojnë si platforma për çlirimin e zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi në një kafe në ambientet e verandës së hotel ‘Tirana’, ekspertë zgjedhor dhe përfaqësues të medias.

Në këtë moment, në diskutim e sipër, përballë tavolinës ku qëndronte Basha së bashku me përfaqësuesit e medias është shfaqur deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga ‘Panorama’, Spiropali ishte duke biseduar në telefon ndërsa në momentin që ka parë se kush ndodhej në tavolinën përballë saj ka buzëqeshur si dhe ka përshëndetur me dorë.

 

Të fundit