Flash News

KRYESORE

Video/ Basha: Rama s’ka interes për Teatër pa kulla, por futjen e 200 mln eurove në xhep

Video/ Basha: Rama s’ka interes për Teatër pa kulla, por futjen

Kryedemokrati Lulzim Basha thekson sërish se kryeministri Edi Rama nuk ka interes të ndërtojë Teatrin pa kulla, por me to e të fusë 200 mln euro në xhep.

Më  tej Basha shprehet se i kupton aktorët që duan Teatër më komod, por ai duhet të restaurohet.

"Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!", shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

Të fundit