Flash News

KRYESORE

Video/ Basha: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, ky do të jetë qëllimi im kryesor

Video/ Basha: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, ky do

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, postoi në profilin e tij në Facebook videon e protestës madhështore të opozitës dhe ka bërë thirrje për ndryshim. Kreu i opozitës mendon se shqiptarët nuk duan fasada, por ndryshim që i jep fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Basha theksoi se qëllimi i tij kryesor do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.

Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do t'i hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.”, shkroi Basha në Facebook.

Të fundit