Flash News

KRYESORE

Video/ Basha uron Pashkët nga kisha e Shna Ndout: Zoti na e ndriçoftë rrugën e bashkimit kundër padrejtësisë!

Video/ Basha uron Pashkët nga kisha e Shna Ndout: Zoti na e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur një vend të njohur pelegrinazhi, kishën e Shna Ndout në Laç për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë ditën e Pashkëve.

Përmes një video ‘selfie’, Basha uron shqiptarët: “Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësisë për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësisë, për tu bashkuar të gjithë si motra e vëllezër nën perëndinë në këtë ditë të ngjalljes së shpresës për një Shqipëri më të mirë për çdo familje shqiptare”.

Urimi i plotë:

Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe shqiptarët, në kishën e Shna Ndoit në Laç. Dua prej këtej t’ju uroj të gjithë besimtarëve dhe shqiptarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët, kjo ditë e ngjalljes së Krishtit me të cilën sot nga kisha e Shna Ndoit lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi e në veçanti për ata më në nevojë, për të sëmurët e për familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësisë, lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës te paqja dhe e nesërmja e sigurt nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësisë për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësisë, për tu bashkuar të gjithë si motra e vëllezër nën Perëndinë në këtë ditë të ngjalljes së shpresës për një Shqipëri më të mirë për çdo familje shqiptare.

Të fundit