Flash News

KRYESORE

Video/ Berisha: 'Gojët e liga' thonë se Monika i ka prishur punë me një femër Knut Fleckenstein

Video/ Berisha: 'Gojët e liga' thonë se Monika i ka prishur

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në 360 Gradë u shpreh se për zhgënjimin e Knut Fleckenstein, “gojët e liga” thonë se është bërë shkak një femër.

“Tani nga darka qyteti fliste për “Cherchez la femme”. Ai (Knut Fleckenstein) dëshpërim që e shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, 'gojët e liga' thonë se Monika i ka prishur diku punë”.

I pyetur nga Artur Zhej nëse bëhet fjalë për një ish-ambasadore, Berisha u përgjigj, “Nuk e di për çfarë është fjala se nuk më lejohet mua ta them. Jam i bindur që i nderuar deputet po të gjykonte do i bënte të pathëna ato fjalë ndaj një zonje”.

Ndërsa Monika Kryemadhi në një lidhje direkte për emisionin ‘Të paekspozuarit”  tha se Fleckenstein u largua 25 minuta nga mbledhja sapo degjoi të flitej për dosjen ‘339’.

“Meqë qenka shqetësuar shumë, po ju them çfarë i kam thënë unë zotit Knut. Në momentin që zoti Basha përmendi dosjen 339, se askush prej tyre nuk e dinte, na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u përmend dosja ai u largua nga takimi për 25 minuta. Zoti Knut u shfaq shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Vetëm Ramën dhe Dakon kam parë aq të shqetësuar nëse ai ka ndonjë problem të shikojmë çdo na dëgjojnë veshët se janë edhe 600 disqe të tjera, siç thuhet”, sqaroi Kryemadhi.

 

Të fundit