Flash News

KRYESORE

Video/ Berisha u afrohet policëve dhe u jep mesazh për Xhafajn: Ju mos kini asnjë merak...

Video/ Berisha u afrohet policëve dhe u jep mesazh për Xhafajn: Ju mos

Pas fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha është afruar pranë disa punonjësve të policisë për të komunikuar shumë shkurt me ta.

Berisha e konsideroi aspak normale që policët t’i nënshtrohen vetting-ut, ndërkohë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shmanget këtij procesi.

“Ju bëni vetting, ministri juaj nuk bën. E drejtë është kjo miq? Absolutisht jo. Deri sa të bëjë vetting-un ai, ne nuk i ndahemi”, iu tha Berisha policëve.

Në fund, ish-kryeministri i garantoi efektivët se nuk do të keni asnjë shqetësim nga protestuesit.

“Punë të mbarë. Mos kini merak, asnjë shqetësim nuk do të keni”, tha Berisha.

Shpërfillja që Basha i bëri Ramës në protestë; emri i kryeministrit nuk u përmend asnjëherë në fjalim, përballja është me ‘Rilindjen’

Të fundit