Flash News

KRYESORE

Video/ Bes Kallaku nis ‘tregtinë’ e çizmeve, i kërkon ndihmë edhe Monika Kryemadhit

Incidenti ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin Edi Rama në sallën e Kuvendit u shëndërrua në hit në rrjetet sociale.

Nisur nga kjo përplasje aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai kanë publikuar në Instagram një video ku bëjnë humor me sjelljen e Kryemadhit.

Në video Besi është transformuar në një shitës ambulant që tregëton këpucë në trotuarë, ndërkohë që Erioni është klient dhe ndalon të pyesë se sa kushtojnë çizmet.

Fill pas kësaj, Besi ngre kokën lart e fillon të thërrasë me të madhe: “Edi Rama, Edi Rama…”. Në këtë moment një palë këpucë të tjera bien nga lart dhe Erioni pyet: “Ke magazinën në kat të dytë?”, ndërsa Besi i përgjigjet me humor; “Jo o vëlla, ka shtëpinë Monika Kryemadhi!”, i përgjigjet Besi.

 

https://www.instagram.com/p/Bdk1CnHBiEZ/?taken-by=bes_kallaku

 

Të fundit