Flash News

KRYESORE

Video/ “Blerina Gjylameti më tha eja se të gjej unë punë”, protestuesja: As në zyrë s’më priti, rregulloi njerëzit e saj

Video/ “Blerina Gjylameti më tha eja se të gjej unë

Banorët e Zall Bastarit janë ngritur sot në protestë, në shenjë revolte kundër premtimeve të pambajtura nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

I pranishëm në protestë ishte edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi i cili u njoh më nga afër me problemet e banorëve.

Ndër të tjera, një banore e quajtur Lirie Hoxha u shpreh se prej një viti e kanë hequr, ndërsa deputetja e PS, Blerina Gjylameti nuk e kishte pritur as në zyrë, pasi i kishte premtuar për punë në rast se fitonte gjyqin.

“Jam me 3 fëmijë, më kanë heq prej një viti nga puna për punë politike. Kam qenë pastruese. Nis proces gjyqësor dhe e fitova. Blerina Gjylameti më tha po fitove gjyqin eja te unë, por as në zyrë nuk më priti.

Kam shkruar edhe te portali  asnjë përgjigje s’më kanë dhënë, i kam të gjitha mesazhet. Blerina ka fut në punë vetëm njerëzit e vet, djalin e hallës, kushërirën, xhajën në punë që e kam bërë unë punën e tij. Më hoqën nga puna kot”, u shpreh gruaja.

Të fundit