Flash News

KRYESORE

Video/ Blerja e Kukësit nga Afrika i befason të gjithë, këndon para ekipit këngën “Shqipëri, o nëna ime!”

Video/ Blerja e Kukësit nga Afrika i befason të gjithë,

Afrimi i ri i Kukësit, mesfushori afrikan Oumar Toured Camara, ua ka fituar zemrat e tifozëve kuksiane, por edhe të shokëve të ekipit.

Sipas traditës, ai ka dalë përpara skuadrës dhe ka kënduar një këngë: Zgjedhja e lojtarit të huazuar nga Besëlidhja ishte kënga e famshme e Gëzim Nikës, “Shqipëri, o nëna ime!”.

Me të nisur fjalët, e para, këngës së tij iu bashkuan edhe shokët e ekipit, dukshëm të kënaqur me preferencën e lojtarit, por edhe me melodinë e këngës.

Mesfushori 20-vjeçar, luan prej 3 vitesh në vendin tonë, e duket se ka marrë mjaft nga kultura muzikore e jona. Videoja ku ai këndon është shpërndarë në rrjetet sociale e ka marrë shumë komente e vlerësime.

Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Të fundit