Flash News

KRYESORE

Video/ Bode shihet duke zgjedhur verën gjatë takimit me Patozin,Bregun dhe Topallin

Video/ Bode shihet duke zgjedhur verën gjatë takimit me Patozin,Bregun

Faqja“Lolita” ka publikuar nje video nga nje restorant luksoz ne Tirane ku shihen deputetet kritike te Bashes, që ditën e sotme ishin fotografuar në një kafe.

Jozefina Topalli i ka dalë në krye grupit të të pakënaqurve në PD, që kanë mbetur jashtë listave. Së bashku me deputetin tjetër demokrat, Arben Imami, Topalli mbajti një konferencë për mediat në hotelin ‘Xheko Imperial’, mbrapa Presidencës në kryeqytet.

‘Lista Topalli’ ka treguar se ka shije të hollë sa u përket vendeve luksoze nga ku mbajnë konferencat dhe shtrojnë drekat. Pasi përfunduan kafen ky grup është drejtuar për në restorantin ‘Gourmet’ ku gatuajnë mirë, por jo aq lirë.

Mesohet se Patozi, Topalli, Kruja, Bregu, Bode etj, kanë drekuar se bashku. Ne nje reagim te tijin ne “Facebook”, Patozi tha se nuk po krijohej asnje levizje e re brenda PD­se dhe kritikoi ashper kreun e kësaj partie.

Ndërkohë, më herët, Topalli dhe Imami kërkuan largimin e kreut të PD­së në një konferencë për mediat.

 

Të fundit