All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Video/ Bomba me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, deputetja: Për një kërpudhë dhunuat një popull

Video/ Bomba me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, deputetja: Për
All - Paragraf - 1

Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka dënuar reagimin policisë, të cilët pasi sulmuan skelën e vendosur në hyrje të kryeministrisë, apo kërpudhën para godinës shpërndanë turmën fillimisht me ujë me presion dhe më pas me bomba me gaz lotsjellës.

All - Paragraf - 3

Sipas Pampurit ndaj protestuesve u përdorën lëndë helmuese, ndërsa ilustron me video një prej momenteve kur turma u shpërnda pas reagimit të policisë.

“Edi Rama do të japë llogari për lëndët helmuese që përdori kundër qytetarëve.

Të dhunosh qytetarët më të tilla mjete, është krim kundër njerëzimit. Do ta paguani shtrenjtë.

Për një kërpudhë dhunuat një popull.

Turp!”, shkruan Pampuri në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dhjetëra protestues, policë dhe përfaqësues të mediave u lënduan, ndërsa ata në resht të parë humbën ndjenjat.

Të fundit