Flash News

KRYESORE

Video/ Braçe ‘shpërfill’ Ahmetajn, merret me telefonin teksa ministri raporton

Video/ Braçe ‘shpërfill’ Ahmetajn, merret me telefonin

Ministri i Financave ishte i pranishëm për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë, i cili drejtohet nga deputeti Erion Braçe.

Por në një video të publikuar nga ‘Report tv’, bie në sy qëndrimin që Braçe mban teksa ministri flet. Në një video që zgjat më shumë se 5 minuta, Braçe shihet që nuk i kushton vëmendje atyre se çfarë thotë Ministri i Financave pasi merret me telefonin.

Ky qëndrim i Braçes ndaj Ahmetaj vjen vetëm pak ditë pas interpelancës së zhvilluar mes tyre në parlament dhe nuk dihet nëse kanë qenë përplasja e së enjtes shkaku i këtyre raporteve mes dy përfaqësuesve socialistë.

 

 

Të fundit