Flash News

KRYESORE

Video/ Bukuritë e Shqipërisë zbulohen nga Brazili: Një thesar i fshehur, plot me plazhe të bukura

Video/ Bukuritë e Shqipërisë zbulohen nga Brazili: Një

Shqipëria tërheq vëmendjen edhe në Brazil. Rrjeti televiziv Rete Globo i kushtoi një reportazh vendit tonë.  Dy gazetarët brazilianë, Sérgio Chapelin dhe Glória Maria erdhën në Shqipëri, ku vizituan nga afër plazhet, malet, Tiranën dhe vendet më tërheqëse turistike.

"Një thesar i fshehur që ngadalë po zbulohet. Shqipëria është një tokë me male dhe plazhe të bukura - praktikisht e panjohur. Një vend me histori të mbajtura me shekuj duke pritur për zbuluesit. Qytetet që sapo fillojnë të hapen para botës." niste reportazhi i tyre në programin e përjavshëm brazilian Globo Reporter. Për rreth 40 minuta ku janë prezantuar plazhet, ushqimet tradicionale, vendet turistike, arkitektura, bunkerët e kohës së komunizmit, vendet historike si dhe pasuritë kulturore.

Reportazhi nis në jug të këtij vendit, pothuajse në kufirin me Greqinë dhe më pas shkon në vendet më turistike të vendit dhe përfundon në Tiranë. Një vëmendje të veçantë në reportazh i është kushtuar Butrintit ku gazetarët janë mahnitur nga bukuritë që ka kjo zonë. Ndërsa Ksamili cilësohet si plazhi më i bukur që ka rajoni. Sa i përket arkitekturës dhe traditës në Gjirokastër, është quajtur diçka magjepsëse.

Në këtë reportazh gazetarja braziliane ka intervistuar edhe kryeministrin Rama. Asaj i kanë tërhequr vëmendje pallatet me ngjyra dhe fasada në kryeqytet, ku thotë se ideja për t'i bërë me ngjyra ka qenë e kryeministrit Rama.

Në reportazhin brazilian një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe periudhës komuniste ku ka marrë rrëfimin e disa të dënuarve në atë kohë.

Të fundit